€0.00

No products in the cart.

€0.00

No products in the cart.

KryefaqjaTermat & Kushtet

Termat & Kushtet

Përmbajtja e faqes, dizajni, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë ekskluzive për kompaninë tonë dhe mbrohen nga ligjet ndërkombëtare të të drejtës së autorit.

Ju mund ta përdorni këtë faqe për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe për të printuar një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm të përdorimit si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera, modifikimin, shpërndarjen ose ribotimin, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë është i ndaluar dhe dënohet me ligj.

Detyrimet tona

M2RA është një subjekt i regjistruar në institucionet përkatëse të Republikës së Shqipërisë dhe gëzon të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjit shqiptar për faqen dhe për çdo gjë që është publikuar në këtë faqe. Ndryshimet në Termat dhe Kushtet M2RA. janë një projekt në progres dhe në evoluim të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye aspekte/opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen.

Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është vetëm përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar faqen tonë rregullisht.

Procesi i blerjes tek M2RA

Në faqen tonë ju keni mundësi të shikoni një shumëllojshmëri produktesh, dhe nëse dëshironi të kërkoni një produkt specifik mund të përdorni opsionin “KËRKO” në krye të faqes. Kur të gjeni produktin që ju pëlqen, mund ta shtoni në shportë. Më pas, nëpërmjet një metode shumë të thjeshtë, keni mundësi të përfundoni porosinë tuaj dhe të zgjidhni mënyrën e pagesës. Nëse jeni klient i ri, duhet të regjistroheni me të dhënat tuaja në mënyrë që të keni mundësi të bëni porosi dhe të kryeni blerje në faqen tonë online.

Dorëzimi i produkteve

Dorëzimi i produkteve do të kryhet sipas afateve të publikuara në këtë faqe interneti, brenda 24 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë nga M2RA në Shqipëri. Në Kosovë, afati është 2-3 ditë. Në çdo rast, ky afat jepet vetëm për referencë dhe varet nga disponueshmëria e produkteve në magazinë. Klienti do të kontaktohet me e-mail nga kompania për konfirmim dhe nga transportuesi me telefon brenda afatit të mësipërm, për të caktuar një orar për dorëzimin e produkteve të porositura.

Anullimi i porosisë

Klienti ka të drejtë të anulojë porosinë e tij në rast mospërmbushjeje nga M2RA të afatit të dorëzimit të parashikuar në këtë dokument, duke njoftuar. Kërkesa për anulim do të merret parasysh vetëm nëse dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur ndërmjet datës së dërgimit dhe marrjes së kërkesës.

Kthimi i produkteve

Klienti ka të drejtë të kthejë produktin brenda 24 orëve nga momenti i marrjes së porosisë, nëse pakoja ose produkti mbërrin i dëmtuar në destinacion. Produkti duhet të jetë i pahapur në rast kthimi. Pas vlerësimit të situatës, klientit do t’i zëvendësohet produkti i dëmtuar me një produkt tjetër në gjendje optimale.

Detyrimet

Me regjistrimin dhe përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakord me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë dhe t’i përmbahemi çdo premtimi dhe shërbimi që publikojmë në faqen tonë www.m2ra.com .